8.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Krasniqi: Kosova siguroi 90 përqind bukën për këtë vit

Edhe pse ka përfunduar fushata e korre-shirjeve për këtë sezon, fermerët ende nuk kanë arrit që t’i marrin subvencionet nga Ministria e Bujqësisë. Kjo vonesë për drejtues të kësaj ministrie ka ndodhur për arsye të numrit të madhe të aplikuesve dhe mungesa e kapaciteteve njerëzore për kontrollet në terren.
Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi në një intervistë për KosovaPress premton se deri në fund muajit gusht do të përfundojnë pagesat direkte për fermerët e grurit. Krasniqi duke folur për plotësimin e kërkesave me grurë dhe miell nga prodhimi vendor, tha se nga prodhimtaria e sivjetshme vendore, Kosova ka siguruar rreth 90 përqind të plotësimit të kërkesave për bukë.
Ai tha se janë në përfundim të mbledhjes së inflamacioneve nga drejtoritë përkatëse për bujqësi nëpër komuna. Sipas tij, sivjet ka rendimente më të mira që sillet rreth 4 mijë e 500 kilogram për një hektarë prodhimtari. Krasniqi e konsideron këtë vit si një nga vitet më të mira të prodhimtarisë.
Ministri Krasniqi thotë se rritja e eksporteve ka ndodhur te kultura e mjedrës, boronicës dhe në disa kultura të tjera, edhe pse ai thotë se fermerët tanë duhet të vazhdojnë që të kultivojmë drithëra dhe grurin para së gjithash, sepse është normale të konsiderohet kulturë strategjike. Sipas tij, kjo ka një logjikë ekonomike vetëm tek ato sipërfaqe të cilat janë më të mëdha. Andaj, sipërfaqet e vogla janë problematike për vet fermerët.
Për sa i përket rënies së çmimit të grurit dhe mjedrës në vendin tonë, ministri Krasniqi thotë se mbetet i shqetësuar për këtë faktin se ka një rënie drastike ul profitabilitetin e fermerëve. Mirëpo, ministri mbetet me shpresë se shumë shpejt do të rregullohet ky çmim.
Ai tha se rënia e çmimit apo ngritja e tij, në kushtet e një ekonomie të tregut të lirë në kuptim më bazik definohet nga raporti ndërmjet ofertës dhe kërkesës.
Krasniqi tha se prodhimi i grurit nuk është ndonjë investim shumë i madh, krahasuar me kulturat e tjera. Vet fakti se nuk është ndonjë investim shumë i madh, Krasniqi thotë se edhe përfitimet nuk janë shumë të mëdha. Ministri tha se MBZHR ka bërë analiza të kostos dhe përfitimeve të një sërë kulturave bujqësore dhe realisht, duke i marrë parasysh subvencionimin që banë kjo ministri përmes programeve për të pagesave direkete, është arrit tek një përfundim që përfitimi brenda një viti të një rendimenti normal mesatar nga gruri mund të jetë rreth 500 euro për një hektarë, që është mjaft pak. Kurse, sipas tij, përfitimet nga një hektarë tek mjedrat nga viti i tretë e tutje mund të sillen deri në 13-15 mijë euro, ngase është edhe investime shumë më i madh.
Sipas Krasniqit, organizimi duhet të jetë më i mirë i fermerëve në shoqata përfaqësuese me numër të madh të fermerëve për të pasur ndikimi pozitiv për sa i përket plasimit më favorizues të prodhimit të tyre.
Përsa i përket vonimit të subvencioneve për fermerët e grurit, ministri i Bujqësisë thotë se është një prej brengave më të mëdha që e ka pasur gjatë gjithë muajit korrik, por shtoi se përkundër punës së madhe që po e bëjnë trupat inspektuese të AZHB-së, dhe vullneti i tyre për të arritur sa më shpejt përfundimin e këtyre kontrolleve janë vonuar një muaj në këtë proces.  Sipas tij, tashmë janë përgatitur listat e para të pjesës më të madhe të fermerëve, veçanërisht të atyre që kanë pasur sipërfaqe prej 4 hektarë e lartë dhe janë proceduar në instancat e Ministrisë së Bujqësisë nga ana e AZHB-së dhe në momentin e kalimit të proceduarave për certifikimin e këtyre listave për pagesa ato do të dorëzohen në Thesar të Ministrisë së Financave, prej ku bëhet ekzekutimi i pagesave dhe pastaj marrja e këtyre subvencioneve nga ana e fermerëve.Ministri ka folur edhe për sektorët më profitabil në fushën e bujqësisë, i cili ka potencial zhvillimin e bujqësisë që është i jashtëzakonshëm dhe kjo nuk kontestohet, mbase ka ndikim të drejtpërdrejt në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, duke hapur edhe vende të reja të punës.
Ai tha se sektorët më potencial dhe ata që kanë fokusin e ministrisë që ai e drejton pa dyshim mbetet sektori i fruta perimeve, por edhe sektori i qumështit dhe i mishit, duke mos e anashkaluar edhe sektorin e bimëve aromatike dhe mjekuese.
Këta sektor po ashtu kanë potencial të madh edhe për zëvendësimin e importeve të mëdha, të cilat Kosova vazhdon t’i bëjë nga viti në vit, por edhe për rritjen e eksportit.
Produktet agro-ushqimore në vendin tonë në mas të madhe janë duke u importuar nga vendet e rajonit dhe më gjerë. Ky trend vazhdon të jetë që nga pas lufta, por në vitet e fundit kjo dukuri në përqindje të vogël është ulur në disa produkte bujqësore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img