10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Zharku inspekton punimet në infrastrukturën rrugore në Istog

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë do të vizitojë Komunën e Istogut, ku do të takojë kryetarin e kësaj komune Haki Rugova.
Ministri Zharku dhe kryetari Rugova do të vizitojnë punimet që po bëhen në infrastrukturën rrugore të kësaj komune nga Ministria e Infrastrukturës.
Investimet që do të bëjë Ministria e Infrastrukturës në komunën e Istogut, sipas Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Istogut për vitin 2016 janë: asfaltimi i rrugëve: ”Shushicë-Zakovë-Rakosh”, ”Kosh-Osojan”, ”Drejë-Dubravë” dhe “Trubuhoc-Prekallë”. Gjatësia e këtyre rrugëve do të jetë 14.8 km. Kosto e këtyre projekteve do të jetë 1,001,732.06 euro.
Ndërsa projektet në realizim nga viti i kaluar në komunën e Istogut janë: Ndërtimi i rrugës regjionale R221 segmenti “Osojan – Rakosh” – kryqëzimi me rrugën R101 dhe ndërtimi i rrugës “Vojnik – Osojan” (Lot 2). Gjatësia e këtyre e rrugëve do të jetë 14.55 km, ndërsa kosto e këtyre projekteve do të jetë 2,635,119.02 euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img