18.1 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Ministria e Bujqësisë jep detaje për arrestimin e 3 zyrtarëve, thotë se janë edhe 40 raste në prokurori

Tre zyrtarët e arrestuar nga Policia e Kosovës për dyshimin e keqpërdorit të 200 mijë eurove subvencione bujqësore janë punonjës në Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë, në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë.
 Në një përgjigje për lajmi.net zyra e medieve pranë MBPZHR ka sqaruar se janë duke bashkëpunuar më prokurorinëpër këtë rast.

“Edhe pse ne nuk kemi ndonjë informacion zyrtar për këtë çështje, fjala është për zyrtarë të Agjencionit për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), që është në varësi të Ministrisë. AZHB ka bashkëpunuar me prokurorinë edhe për këtë rast, sipas kërkesave që ata kanë parashtruar”, thuhet në një përgjigje të zyrës së medieve të Ministrisë së Bujqësisë për lajmi.net.

Po ashtu Agjencia për Zhvillim të Bujqësisë ka proceduar për hetime dhe 40 raste të dyshuara për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe presin nga prokuroritë përkatëse të marrin vendim meritor.

“Është përgjegjësi e organeve të drejtësisë që të kryejnë procedurat ligjore dhe ne si institucion jemi në mbështetje të vendosjes së drejtësisë, pa paragjykime. Po ashtu, vlen te theksohet se vetëm vitin e kaluar AZHB ka proceduar për hetime tek organet përkatëse mbi 40 raste të dyshuara, për te cilat shpresojmë se prokuroritë përkatëse do të ndërmarrin veprime meritore”, thuhet në përgjigje e ministrisë për lajmi.net.

Ndryshe sot Prokuroria ka lëshuar një komunikatë për media ku ka sqaruar se janë arrestuar tre zyrtarë të MBPZH për shkak që kanë keqpërdorur subvencionet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img