12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

spot_img

Ministria e Drejtësisë kërkon të mos ketë keqinformim nga mediat për rastin Naser Makolli

Ministria e Drejtësisë kërkon të mos ketë keqinformim nga mediat dhe reagon ndaj artikullit të botuar në disa portale, me titull: “Ministria e Drejtësisë flet për vdekjen e Naser Makollit”, të publikuar më 4.4.2017.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës pas konsultimit me prokurorin e çështjes dhe njoftimit të familjarëve të të ndjerit N.M., ka lëshuar një kumtesë rreth rastit, më 3.4.2017, në ora 18:20, me titull: Njoftim nga Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe një sqarim të dytë, rreth orës 23, me titull: Sqarim nga Shërbimi Korrektues i Kosovës”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Më pas aty thuhet, se Shërbimi Korrektues i Kosovës është Agjenci e pavarur që vepron në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, përgjegjës për burgjet e Kosovës. Brenda burgjeve funksionon Shërbimi Shëndetësor i Burgjeve që ka kompetencë ekskluzive dhe të vetme për trajtimin mjekësor të të burgosurve, dhe që i përgjigjet vetëm Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton lajmi.net.

“Për gjendjen shëndetësore të të ndjerit, N.M. i paraburgosur për veprën “vrasje e rëndë në ndihmë”, Shërbimi Shëndetësor i Burgjeve që i përgjigjet Ministrisë së Shëndetësisë, ka kompetenca të plota dhe disponon gjithë dokumentacionin shëndetësor”, deklaron kumtesa.

Dokumentacioni që ka disponuar Shërbimi Korrektues i Kosovës për gjendjen shëndetësore të të ndjerit, iu kanë dhënë prokurorit të rastit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img