6.1 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Ministria e Drejtësisë ua mundësoi Haxhiut e Kadajt të vizitojnë qendrat e paraburgimit në Pejë, Prizren e Lipjan

Deputetet e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu e Donika Kadaj-Bujupi, një ditë pas vdekjes së aktivistit, Astrit Dehari, kanë vizituar qendrat e Paraburgimit në Prizren, Pejë e Lypjan.

Në një njoftim dërguar mediave, zyra për komunikim në Ministrinë e Drejtësisë shkruan se ky institucion e ka miratuar kërkesën e deputeteve Haxhiu dhe Kadaj-Bujupi për të biseduar me të burgosurit nëpër burgje në këto qendra, transmeton Gazeta Express.
“Për të vizituar qendrat e paraburgimit, ekziston procedurë standarde për komisionet parlamentare, megjithatë, duke qene se Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar për të siguruar transparencë maksimale të procesit, ka miratuar kërkesat individuale të deputeteve”, thuhet në njoftimin e MD’së.
Kjo e fundit njofton se është në pritje të emrave të personave të përcaktuar nga familja e të ndjerit A.D., që do të jenë pjesë e ekipit të ngarkuar për të kryer obduksionin.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Drejtësisë:
Ministria e Drejtësisë ka miratuar kërkesën e deputeteve Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi, për të vizituar Qendrën e Paraburgimit në Pejë, Lypjan dhe Prizren. Gjatë vizitës në Qendrën e Paraburgimit në Pejë, deputetet kanë marrë opinionet e të burgosurve dhe trajtimit të tyre.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet në funksion të zbatimit të ligjit dhe aplikon standardet e përcaktuara me ligj, por vizitat në qendrat e paraburgimit nuk duhet të kenë motive politike.
Për të vizituar qendrat e paraburgimit, ekziston procedurë standarde për komisionet parlamentare, megjithatë, duke qene se Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar për të siguruar transparencë maksimale të procesit, ka miratuar kërkesat individuale të deputeteve.
Ministria e Drejtësisë është në pritje të emrave të personave të përcaktuar nga Familja e të ndjerit A.D., që do të jenë pjesë e ekipit të ngarkuar për të kryer obduksionin./GazetaExpress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img