6.1 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Ministria e Shëndetësisë pranon gabimin: Jo 19 mijë, por 9,608 doza të vaksinës janë dhënë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, përmes një sqarimi, ka kërkuar ndjesë publikut për një lëshim teknik të bërë gjatë ditës së sotme me rastin e komunikimit të shifrave zyrtare rreth numrit të dozave të vaksinave kundër COVID-19, të administruara në 24 orët e fundit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në raportin e sotëm, janë llogaritur shifrat e dy ditëve të fundit, andaj rrjedhimisht edhe numri i dozave të administruara në raport ka rezultuar të prezantohet më i lartë.

“Duke kërkuar mirëkuptim dhe shprehur falënderim për kujdesin e treguar nga publiku dhe bashkëpunimin në evitimin e lëshimeve të tilla, ju lusim të gjeni raportin e korrektuar me të dhënat nga vaksinimi kundër COVID-19 në Kosovë”, thuhet në sqarimin e MSH, transmeton Telegrafi

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 9,608 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 343,333 doza të vaksinës.  Deri më sot 102.210 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2,267 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.582.

Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 126.

Vaksinimi i qytetarëve po bëhet me dy lloje të vaksinës kundër COVID-19, Pfizer dhe Astra Zeneca.

Thirrje për vaksinim ka bërë edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK).

IKSHPK përmes një komunikate për media ka thënë se nuk duhet lejuar mbyllja e të gjithëve nga pakujdesia e disave, transmeton Telegrafi.

“Vaksinohuni, kudo që vëreni persona që nuk janë vaksinuar, këshilloni që të vaksinohen për të ruajtur shëndetin e tyre, dhe të afërmeve të tyre. Ju lutemi për kujdes të shtuar, virusi është kudo, virusi vret”, thotë njoftimi.

Terminin për ta marrë vaksinën mund ta bëni KËTU.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img