12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Ministrja Hoxha e përkushtuar për të përkrahur Odën e Avokatëve

Havolli e informoi ministren Hoxha për punët e deritashme si dhe sfidat me të cilat përballet ky institucion, ndërsa kërkoi nga ministrja që koordinimi dhe bashkëpunimi i deritanishëm të vazhdojë edhe më tutje.

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha priti sot kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli.
Në takim, ministrja Hoxha falënderoi kryetarin e Odës së Avokatëve për angazhimin dhe punën e deritanishme në funksionimin e këtij institucioni, njëherësh shfaqi përkushtimin e saj për fuqizimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
Havolli e informoi ministren Hoxha për punët e deritashme si dhe sfidat me të cilat përballet ky institucion, ndërsa kërkoi nga ministrja që koordinimi dhe bashkëpunimi i deritanishëm të vazhdojë edhe më tutje.
Me këtë rast, ministrja Hoxha theksoi se është e përkushtuar në ofrimin e përkrahjes dhe ndihmës institucionale në tejkalimin e sfidave, ndërsa kërkoi që transparenca, llogaridhënia dhe efikasiteti të jenë prioritete kyçe në planifikimin e punëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img