5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Ministrja Nagavci: Nxënësit e prekur nga vërshimet do njoftohen nëse do të mbahet mësimi të hënën

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se si ministri, po e përcjellin situatën e krijuar pas vërishëmve në disa rajone, dhe se nxënësit në rajonet e prekura do të informohen me kohë nëse do mbahet mësimi të hënën.

“Për shkak të reshjeve të mëdha në vendin tonë, të cilat kanë sjellë vërshime në disa komuna, është pamundësuar mbajtja e procesit mësimor në disa shkolla. Zyrtarët e MAShTI, të premten, kanë qëndruar në disa shkolla për të parë nga afër gjendjen e krijuar për shkak të reshjeve, si dhe dëmet e shkaktuara në objekte shkollore”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Nagavci tha se janë në kontakt me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit, për t’u informuar në detaje për çdo zhvillim në komunën e tyre.

Disa shkolla në Podujevë, Viti, Mitrovicë, Skënderaj, Pejë, Istog, Klinë dhe Zubin Potok nuk kanë zhvilluar sot procesin mësimor ose e kanë bërë atë në kushte të vështira, për shkak të reshjeve, që shkaktuan vërshime dje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img