-0.9 C
Pristina
Saturday, January 28, 2023

Buy now

spot_img

Ministrja Schwarz prej mediumit estonez kundërshton Escobarin: Asociacioni ka vdekur

Shefja e diplomacisë së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, me të gjitha kanalet e komunikimit në dispozicion në Kosovë, ka përzgjedhur që kundërshtimin për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, t’ia bëjë përmes një medie estoneze.

Gërvalla-Schwarz është deklaruar për herë të parë për këtë çështje – që prej deklarimit të emisarit Escobar për nisjen e menjëhershme për themelimin e Asociacionit – për mediumin estonez ‘ERR’.

“Beogradi flet për Asociacionin, por ky propozim ka vdekur dhe nuk mund të ringjallet. Gjykata Kushtetuese vendosi që të mos formohej. Teksa folim me partnerët dhe aleatët tanë, dëgjojmë se ky duhet të jetë një formacion që i jep të drejta komunitetit serb, por nuk shoh ndonjë të drejtë që kushtetuta nuk iu garanton”, ka deklaruar ndër të tjera shefja e diplomacisë kosovare.

Sipas ministres Schwarz, Asociacioni, siç e quajti ajo një-etnik, është zgjidhje e shekullit të 19-të. E njëjta ka diskutuar edhe për kompetencat ekzekutive të përfolura nga pala serbe, por jo edhe nga ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, ku ka marrë shembullin e Bosnje dhe Hercegovinës.

“Nëse flasim për pushtetin ekzekutiv, shembulli më i mirë është Bosnja dhe Hercegovina, ku ata ngritën një mekanizëm, duke i dhënë një kombi një pushtet të tillë ekzekutiv që shteti të mos funksionojë më. Ne nuk do të bëjmë diçka të tillë në Kosovë”, ka deklaruar ajo.

Përkundër deklarimeve të kryediplomates, emisari amerikan ka insistuar, njësoj sikurse zyrtari i lartë i DASH-it, Derek Chollet, se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të bëhet në përputhshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe nuk do të lejojë një Republikë Serbe e dytë.

Escobar ka sqaruar edhe natyrën e Asociacionit.

“Ne do të fillojmë këtë muaj të flasim me njerëzit që kanë ide shumë të mira dhe ne në fakt flasim për madhësinë e klasave në shkolla, mbledhjen e mbeturinave, apo shërbimet e ndihmës mjekësore, asgjë frikësuese. Ne flasim se si ta bëjmë veriun e Kosovës më funksional dhe më të lidhur me qeverinë në Prishtinë. Ne do ta bëjmë këtë. Çështja është se në ç’pikë Kosova do ta ketë të qartë se bashkësia ndërkombëtare e pret që ta bëjë këtë, kërkon që ta bëjë këtë”, deklaroi Escobar përgjatë vizitës së tij në Serbi.

Artikuj të ngjashëm

50,000FansLike
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img