7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Miratohet dhënia me qira dhe shitja e pasurive të luajtshme dhe paluajtshme të konfiskuara

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka miratuar shqyrtimin e projekt-udhëzimit Administrativ për mënyrën dhe procedurat e shitjes dhe dhënies me qira të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme të sekuestruar dhe konfiskuar.

Ky vendim u miratua në mënyrë unanime nga kabineti qeveritar.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se ky projekt-udhëzim duhet të miratohet pasi është i rëndësishëm.

“Qëllimi i këtij projektligji ka qenë që pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të cilat ose janë ose të sekuestruara ose të konfiskuara të jepen me qira ose të shiten. Udhëzimi që keni përpara rregullon procedurat për ta bërë këtë dhe duke pasur parasysh rëndësinë që ka i njëjti ju ftojë ta miratoni”, tha Haxhiu./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img