7.5 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Buy now

spot_img

Mish viçi me kumbulla të thata

Mishi i viçit në salcën e kumbullave të thara shkon mirë me petë të trashë ose pure patatesh

Përbërësit:

– 600 gr kofshë viçi,
– 30 gr gjalpë,
– 3 lugë vaj ulliri,
– 100 gr kumbulla të thata pa kokrra,
– 80 gr rrënjë selinoje,
– 2 karota,
– 1 qepë
– 100 ml verë të bardhë,
– 2 lugë majdanoz të freskët të grirë,
– kripë sipas shijes,
– piper sipas shijes,
– ujë ashtu sipas nevojës.

Përgatitja:

Pritini kumbullat e thata dhe rrënjën e selinos në copa më të vogla, prisni qepët dhe grijini karotat.

Mbuloni copat e mishit të viçit me folie plastike dhe rrihni me çekiç nga të dyja anët. Marinoni sipas shijes me kripë dhe piper.

Në tavë hidhni gjalpin dhe 2 lugë vaj ulliri dhe e lërini të nxehet. Piqeni mishin nga të dyja anët deri sa të marrën ngjyrën kafe të artë. Qiteni në pjatë dhe e mbulojeni me folie plastike.

Në të njëjtin tavë shtoni një lugë vaj ulliri, e lëreni të nxehet dhe shtoni qepën, karotën dhe rrënjën e selinos. Piqini derisa perimet të karamelizohen pak, më pas shtoni kumbullat e thata. Kthejeni mishin në tigan, ziejini duke shtuar ujë sipas nevojës derisa mishi dhe perimet të zbuten.

Hiqni biftekët dhe vendosini në një pjatë të ngrohtë, dhe perimet dhe kumbullat e thata me ujë i transferoni në një tas dhe i prisni me një mikser. Salcën e përftuar e kthejmë në tigan, shtojmë verën dhe ujin sipas dëshirës, varësisht nga dendësia e salcës.

Kthejini biftekët në tigan dhe gatuajeni edhe për 10 deri në 15 minuta të tjera. Hidhni majdanozin dhe hiqeni nga zjarri.

Shërbejini biftekët e viçit me petë të gjera ose pure patatesh.

Ju bëfshin mirë!

Artikuj të ngjashëm

50,000FansLike
- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img