17.7 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Buy now

spot_img

Mitrovica bëhet me Akademi Kosovare për Lidership

Falë Organizatës Joqeveritare Amerikane, “Global Neighbors”, e cila ka sigurua shumën prej 5.3 milionë dollarësh, në Mitrovicë është përurua objekti i Akademisë Kosovare për Lidership, njofton kumtesa komunale.
Në përurim, thotë morën pjesë kryetari i komunës, Agim Bahtiri me bashkëpunëtorë, Duane Early, drejtor Ekzekutiv i Global Neighbors Inc, Rodney Woods, kryetar i Bordit të shkollës, Nadine Hennesey, drejtoreshë e shkollës, përfaqësues të tjerë të institucioneve lokale e qendrore dhe të atyre ndërkombëtare, profesorë të shkollës nga Amerika dhe Kosova, nxënës ët shkollës e prindër të tyre, si dhe mysafirë të tjerë.
Në fjalën e tij të rastit, kryetari i komunës, Agim Bahtiri tha se qytetarët e Mitrovicës dhe ai personalisht ndjehen tepër të gëzuar që sot po e inaugurohet solemnisht Akademia Kosovare për Lidership.
Për rëndësinë e kësaj shkolle elitare dhe për punën që do të bëhet në të folën, Duane Early, drejtor Ekzekutiv i Global Neighbors Inc, Rodney Woods, kryetar i Bordit të shkollës, Nadine Hennesey, drejtoreshë e shkollës, Steve Gruber, professor i Edukimit në Cedarville University, Pajazit Hajzeri, drejtor i arsimit në Komunën e Mitrovicës e të tjerë.
Në akademinë Kosovare për Lideship, kapaciteti i së cilës është deri në 500 nxënës, mund të mësojnë nxënësit që nga klasa e parë e deri në të dymbëdhjetën./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img