8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Mitrovica në pritje për kompensimin e dëmeve nga vërshimet, shpall tender për intervenime në raste emergjente

Mitrovica siç duket e ka mësuar mësimin nga vërshimet e janarit, që shkaktuan dëme të mëdha në këtë komunë, pasi është shpallur një tender për intervenime emergjente për fatkeqësi natyrore ose të tjera. Nënkryetari i kësaj komune, Arian Tahiri, thotë se ky tender është shpallur që t’i paraprihet vërshimeve në të ardhmen.

Komuna e Mitrovicës ka shpallur tender për “Intervenime Emergjente për Fatkeqësi Natyrore dhe Fatkeqësi tjera ose fatkeqësi që mund të klasifikon si ekstreme nga forcat madhore”.

Kohëzgjatja e kësaj kontrate është 36 muaj, ndërsa vlera e parashikuar e saj është 400 mijë euro.

Afati i fundit për pranimin e tenderëve është 3 prill, ora 13:30 përmes E-Platforma, e më pas do të zgjidhet operatori ekonomik me ofertën me çmimin mëtë ulët.

Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, në një prononcim për Gazetën Express tha se ky tender është shpallur për intervenime që t’i paraprihet vërshimeve në të ardhmen.

Dëmi gjatë vërshimeve të janarit, në Mitrovicë ka shkuar në 8 milionë euro. Raporti me detajet dhe shumën e dëmeve është miratuar në asamblenë komunale. Për këtë Tahiri thotë se po presin kompensimin nga Qeveria.

“Në bazë të raportit të draftuar në asamblenë komunale, vlera është 8 milionë euro. Poashtu është edhe raporti i lagjes së Boshnjakëve që është nën administrim të komunës së Jugut. Raporti me dëme është miratuar në asamblenë komunale dhe tash presim kompensimin e dëmeve nga Qeveria e Kosovës. Tenderi është shpallur për intervenime që t’i paraprihet vërshimeve në të ardhmen”, tha Tahiri për Express.

Si pasojë e vërshimeve, më 19 janar, Mitrovica kishte shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Po atë ditë, kryetari Bedri Hamza, ishte deklaruar për Express.

“Gjendja në Mitrovicë është alarmante. Ne e kemi mbledh shtabin emergjent dhe kemi shpallur gjendje emergjente. Prej orëve të hershme të mëngjesit jemi në terren, tu bë përpjekje me i ndihmu njerëzve dhe me iu qëndru afër. Ka familje që është dasht me i evakuu, numri i tyre është i konsiderueshëm. Prej momentit në moment po rritet numri i familjeve që po kanë nevojë për me i evakuu. Lumi ‘Ibri’ dhe ‘Lushta’ kanë dalë prej shtratit dhe kanë vërshu një pjesë të madhe të fshatrave në rrethinën e Mitrovicës por edhe qytetin”, kishte thënë Hamza.

Përveç Mitrovicës, dëme të mëdha pati edhe në komunën e Skenderajt, Podujevës, Istogut, Pejës e Junikut.

Detaje nga kontrata:

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img