20.1 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Buy now

spot_img

Molliqaj: Kjo qeveri la mësuesit pa paga vetëm sa për t’i luftuar sindikatat

Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mungesë alternativash për krizën financiare, duke thënë se është mirë që projektligji për tërheqjen e trustit nuk kaloi sot në Kuvend.

Molliqaj ka deklaruar se qeveria ka lënë mësuesit pa paga vetëm sa për t’i luftuar sindikatat.

“E vërtetë që praktika e tërheqjes së parave nga trusti nuk është e duhur. Ajo është politikë problematike dhe mirë që nuk kaloi. Por kjo qeveri e këta deputetë s’kanë alternativë për krizën. Këta mobilizohen vetëm për vota KUNDËR në çdo iniciativë që nuk vjen prej tyre. Ata lanë mësuesit pa rroga, veç për me i luftu sindikatat”, ka thënë ai.

Molliqaj ka hedhur edhe kritika të tjera ndaj qeverisë. 

“Ata i kanë lënë veteranët e UÇK-së pa fonde e pa proteza për invalidët. Sepse i konsiderojnë kundërshtarë. Ata nuk po e tregojnë as koeficientin e pagave për 80.000 nëpunës publikë. Ata e shtrenjtuan rrymën për qytetarët e jo për bizneset. Këta e rrisin buxhetin e shtetit përmes inflacionit që po i gërryen familjet edhe ashtu të varfëra. E atë buxhet as nuk e shpenzojnë. Këta pamundësojnë stazhin e punës për pensionistët të cilët u përjashtuan nga puna në vitet e 90′. Kështu lënë rreth 10.000 pensionistë me të ardhura më të ulëta sesa i meritojnë. Këta nuk kanë zgjidhje. Këta duan të na disiplinojnë”, ka thënë Molliqaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img