14.4 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Molliqaj: Kurti po tërhiqet

Kryetari i Partisë Social Demokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj ka komentuar lidhur me zhvillimet e fundit në veri.

Sipas Molliqajt, Kurti po tërhiqet.

‘’Lavdia liderit, autonomia Serbisë.Zhvillimet e fundit në veri janë episodi i targave nr. 2. Kurti po tërhiqet, sikur pati ndodhur më heret. Ndërkohë, stututi i Asociacionit po pranohet. Por, pas tërheqjes pak kush do të pyes për rezultatin, siç nuk pyet askush sot pse nuk u realizua “ligjshmëria e targave”.

Sipas Molliqajt, pasoja logjike e kësaj ndërhyrjeje nuk është Asociacioni, por sovraniteti. Çështja është se kemi të bëjmë me një gjest.

‘’Nëse prej këtij gjesti “çlirimtar” e “sovranist” përfundojmë te Asociacioni, këtu kemi një kontradiktë logjike. Pasoja logjike e kësaj ndërhyrjeje nuk është Asociacioni, por sovraniteti. Çështja është se kemi të bëjmë me një gjest.Gjesti shpesh shenjon diçka, më shpesh shquan dikë. Por, ai është veç sjellje që nuk e lëvizë nga rruga procesin. Pasojë e gjestit është Kurti, kurse rezultat i procesit është Asociacioni që për çudi do ta nënshkruajë vetë Kurti. Por, të dashur miq, gjërat janë ndarë.  Lavdia i mbetet liderit, kurse autonomia Kosovës’’

Tash Kurti e ka një apologji për statutin – kinse provoi. Një pranim “heroik”, ka shtuar më tutje Molliqaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img