6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Molliqaj: Nuk u besojmë hetimeve të njerëzve të emëruar nga klani “Pronto”

Lëvizja Vetëvendosje ka hedhur dyshime për hetime të drejta dhe transparente në rastin e vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit.
Këto dyshime sipas sekretarit organizativ Dardan Molliqaj nisin që nga dita e parë kur drejtori i Policisë në Prizren Nexhnmi Krasniqi doli e tha se Astrit Dehari ka vdekur si pasojë e përdorimit të medikamenteve.
Sipas Molliqajt për Vetëvendosjen është e pamundur që kjo strukturë e hetimeve të marrë pjesë në zbardhjen e rastit.
“Kjo është arsye thelbësore pse familja dhe VV  nuk besojnë që duhet të bëhet përmes mjekoligjorëve pa pjesëmarrjen e ndërkombëtarëve. Jemi të brengosur me administrimin e  provave pa prezencën e mjeko-ligjoreve të pavarur”, tha Molliqaj në një konferencë për media.
Në këtë konferencë janë lëshuar edhe përgjimet e rastit të Adem Grabovcit ku në njërën nga to përmendet edhe emërimi i Sylë Hoxhës që aktualisht është kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren. Molliqaj tha se nuk mund t’i besojnë këtij njeriu që është emëruar nga politika.
Molliqaj ka folur edhe për vizitën e tij që ia ka bërë të ndjerit Dehari derisa sa ishte në paraburgim.
Ai tha se më 27 tetor e ka vizituar Deharin dhe kjo nuk është e fshehtë. Molliqaj tha se vizita e tij nuk ka qenë e fshehtë dhe se vizita është realizuar me lejen e gjyqtarit Vehbi Kashtanjeva.
Ky i fundit dje për media ka mohuar se ka pasur kërkesë nga Molliqaj dhe Sami Kurteshi  për ta vizituar Deharin në burg.
Astrit Dehari ka vdekur të shtunën që shkoi (5 nëntor) në rrethana ende të paqarta në burgun e Prizrenit.
Sipas rezultateve të para të ekspertizës ai ka vdekur si pasojë e mungesës së frymëmarrjes.
Ai ishte arrestuar më 30 gusht si i dyshuar së bashku me pesë aktivistë të VV-së kanë sulmuar ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më 3 gusht. /KP/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img