13.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Monchengladbach “ilaç” për Bayernin, e mposht sërish

Borussia Monchengladbach e ka mposhtur sërish Bayern Munichun, kësaj radhe në Bundesligë.

“Bavarezët” u mposhtën 1:2 nga Monchengladbach në xhiron e 18-të të Bundesligës.

Vendasit hynë në këtë ndeshje me qëllimin kryesor, hakmarrjen për humbjen 5:0 të shkaktuar në ndeshjen e Kupës.

Dhe, Bayerni e nisi mbarë ndeshjen duke kaluar në epërsi në minutën e 18-të përmes sulmuesit Robert Leëandoëski.

Megjithatë, pastaj ndeshja mori tatëpjetën për Bayernin. Mysafirët e përmbysën rezultatin brenda katër minutave.

Fillimisht Neuhaus barazoi rezultatin në minutën e 27-të, kurse katë minuta më vonë Lainer shënoi golin e fitores.

Bayerni më pas tentoi të shënonte të paktën golin e barazimit, por nuk e arriti dot.

Robert Lewandowski ishte shumë pranë golit, por dy herë e goditi shtyllën.

Kështu, Bayerni mbetet i pari me 43 pikë, nëntë më shumë se Dortmundi që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Monchengladbach me këtë fitore ngjitet në vendin e 11-të me 22 pikë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img