8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Morena Taraku në mbështetje të Stresit si kurrë më parë

Këtë të premte do të mbahet finalja e madhe e spektaklit, Big Brother VIP Kosova.

Vedat Bajrami, Stresi, Mbresa, Xhuli Nura ose Artan Thaqi – do të jenë fituesi i çmimit të madh prej 200 mijë eurosh.

Fituesi vendoset me votat e publikut përmes SMS, gjersa kjo është java vendimtare për të shprehur mbështetjen për banorin e preferuar.

Në mbështetje të disa prej finalistëve kanë dalë hapur edhe figurat publike.

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, ka publikuar në InstaStory një varg mesazhesh që ka dërguar për Stresi.

Ajo ka treguar disa herë se ka një raport tejet të afërt me reperin tropojan, të cilin madje ka thënë se e konsideron si vëlla.

Dyshja më parë madje edhe kanë bashkëpunuar në një këngë të titulluar “Ki me bo”, e cila është publikuar në vitin 2015.

Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, ka qenë një prej konkurrentëve më të përfolur të edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img