9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

spot_img

“Mos fol për Astrit Deharin se keq kalon”, “Me ty kurrë s’ka me u zbardhë” – debat i ashpër mes Tomë Gashi e Valon Sylës

Avokati Tom Gashi dhe gazetari Valon Syla kanë debatuar ashpër teksa po diskutohej për rastin e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Syla në Pressing të T7 e kishte përmendur këtë rast për të cilin tha se nuk do të zbardhet kurrë, ndërsa Gash i nervozuar i kishte thënë që të mos e përmend rastin Dehari përndryshe “keq kalon”.

“Krejt rastet je duke i zgjidh ti, prej Deharit”, tha Syla.

“Krejt rastet i zgjidhi une. Mua mund te më ofendosh sa të duash, po për rastin Dehari mos fol edhe një herë se keq kalon. A e di kur kalon keq, bash në këtë sekond”, ia ktheu Gashi.

“Zgjidhe rastin, edhe krejt zbardhe, po me ty kurrë s’ka me u zbardhë”, vazhdoi Syla.

“Mshele gojën, për mua thuaj çka të duash, për rastin Dehari mshele gojën. Që ke qejf për rastin Dehari folim pas emisionit”, ia ktheu sërish Gashi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img