12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Mosvotimi i ligjit për skemat pensionale, Kica-Xhelili: Padrejtësi, në emër të padrejtësive të së shkuarës

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar pasi sot në Kuvend nuk ka kaluar plotësim-ndryshimi i ligjit për skemat pensionale.

Kica-Xhelili përmes një shkrimi në Facebook, mosvotimin nga shumica parlamentare e ka quajtur si padrejtësi, në emër të padrejtësive të së shkuarës.

“Disa në prapavijë bërtisnin “ooo mos t’ja u nin se na e bojmë ma mirë”. Po s’e bëtë. Që dy vite nuk e bëtë. Nuk e bënë para jush, e nuk po e bëni as ju as kur po ju servohet e gatshme! Çdo gjë që nuk e bëni, e legjitimoni si padrejtësi që amnistohet në emër të padrejtësive të 20 viteve që shkuan. Padrejtësi, në emër të padrejtësisë”, shkroi deputetja e LDK-së.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Kica-Xhelilit:

????????????????????????????????̈????????, ????????̈ ????????????̈???? ????????̈ ????????????????????????????????̈???????????????? ????????̈ ????????̈ ????????????????????????????̈????!

Në vitet 1990-1999, masat e dhunshme të regjimit serb nuk shfaqën vetëm egërsinë e brutalitetin e atij regjimi, por edhe dinjitetin e rezistencën tonë kombëtare. Gatishmërinë që shumë të përballeshin me rrezikim të ekzistencës nga largimet masive, në emër të papërulësisë.

Sot në Kuvend kishim mundësinë që ta heqim kufizimin diskriminues për 15 vite stazh të para luftës për sigurim pensional. Deputetët e shumicës parlamentare, nuk votuan. Nuk e di pse. Nuk dëgjova arsyetim përmbajtësor.

Disa në prapavijë bërtisnin “ooo mos t’ja u nin se na e bojmë ma mirë”. Po s’e bëtë. Që dy vite nuk e bëtë. Nuk e bënë para jush, e nuk po e bëni as ju as kur po ju servohet e gatshme! Çdo gjë që nuk e bëni, e legjitimoni si padrejtësi që amnistohet në emër të padrejtësive të 20 viteve që shkuan. Padrejtësi, në emër të padrejtësisë!

Asnjë mosveprim i partive politike opozitare – dikur në pushtet, absolutisht asnjë, nuk i legjitimon dështimet e juaja të vetëdijshme, e sidomos të tilla si sot, të vetëdijshme e qëllimshme. E mos të flas për shumicën absolute që keni. Për mungesën e nevojës që të koordinoni çdo gjë me partner të koalicionit.

Sot, një qytetar që ka punuar 14 vite e 364 ditë para luftës e është larguar nga masat e dhunshme, në sytë tuaj nuk vlen aq sa ti kthehet një copë dinjiteti. Apo, nuk vlen “edhe ndonjë muaj, derisa ju e boni ma mirë”. Sepse sipash jush, s’po u “bëjka më mirë” nëse një herë do ta votonit sot, që së paku të fillonin ta merrnin atë kontribut.

Po harroni që po flasim për gjenerata që kanë potencialisht moshë të shtyer. Nëse jo si nevojë, së paku si konfirmim të vlerësimit të qëndresës. Si formë falënderimi madje, e vonshme e modeste, por megjithatë, e konfirmuar.

Disa nga të nëpërkëmburit e tillë as nuk janë më në mesin tonë, dhe kanë shkuar në amshim me idenë që ne nuk njohim as dinjitet e as meritë të qëndresës së atyre viteve, përveç me simbolika ditore që përbëjnë vetëm lajme kalimtare. Ndoshta edhe nuk e paskan pasur keq!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img