9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

spot_img

Mot i ftohtë, vranësira të pjesëshme dhe intervale me diell

Pas depërtimit të masave të ftohta ajrore mbi rajon, që sollën reshjet e para të borës edhe në vise të ulëta, ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të shtrihen fusha të presionit të lartë nga Europa Perëndimore që pritet të sjellin kthjellime, por fronte të ftohta që po depërtojnë në lindje të rajonit, kohë pas kohe mund të sjellin mundësi për reshje të dobëta bore.

Ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ftohtë, me vranësira të pjesshme dhe intervale me diell. Gjatë orëve të mëngjesit do të ketë ngrica. Vende-vende nuk përjashtohen mundësitë edhe për reshje të dobëta bore. Të premten me depërtimin e një turbullire nga Atlantiku mbi Itali, reshjet e borës mund të përzien edhe me riga shiu.
Në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, ende jo mirë të konfirmuara, një front i ftohtë nga Europa lindore sërish pritet të sjellë mot të ftohtë dhe mundësi për reshje të dobëta bore.
Të mërkurën, temperaturat do të zbresin dukshëm nën vlera mesatare, por nga dita e enjte maksimalet do të kthehen rreth këtyre vlerave. Minimalet do të luhaten nga -8C deri në -2C, e ato maksimale nga 0 deri në +7C.
Era do të fryejë nga verilindja 2-6m/s, e prej ditës së premte nga jugperëndim 2-8m/s.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img