28.3 C
Pristina
Friday, May 27, 2022

Buy now

spot_img

Moti i keq, Rama: Na gjeti të papërgatitur, por ia dolëm

Në komunikimin javor përmes rrjeteve sociale, kryeministri Edi Rama ka folur për situatën e krijuar në vend si pasojë e motit të keq.

Rama tha se të gjitha strukturat shtetërore kanë qenë në gatishmëri të plotë. Ai deklaroi se disa persona kanë humbur jetën, por shumë të tjerë janë shpëtuar. Mirëpo, kryeministri tha se nuk është i kënaqur nga ajo që është bërë.

Për sa i përket epidemisë së gripit, ai u shpreh se situata është drejt përmirësimit.

“Viti ka nisur me vështirësi të jashtëzakonshme për shkak të uljes së temperaturave siç nuk mbahet mend në vite. Bashkë me borën, pika më e dobët e vendit tonë mbetet rrjeti i shpërndarjes së energjisë. Kemi trashëguar një rrjet të vjetër, që ka moshën e elektrifikimit të vendit sepse nuk është investuar prej dekadash. Pavarësisht investimeve të OSSHE-së në 2 vitet e fundit, përsëri në zonat e thella malore e rurale vazhdon të ketë ndërprerje të energjisë. Por falë punës shembullore të Operatorit të Shpërndarjes,  në këtë fillim viti u konstatuan ndërprerjet më të pakta të energjisë në këto 26 vjet. Punonjësit rrezikuan edhe jetën e tyre për t’i shërbyer banorëve në çdo vend. S’jemi të kënaqur me sa kemi bërë, por duhet t’i krahasojmë me të kaluarën duke folur me gjuhën e fakteve edhe në këto vështirësi të hasura. Megjithatë do të vijojnë investimet në rrjetin e shpërndarjes, dhe pavarësisht temperaturave, vitin e ardhshëm do ta kemi më të lehtë në këtë aspekt Janë regjistruar disa jetë njerëzish,diçka të tillë e kishim të dëgjuar nga vendet e huaja që kanë temperatura kaq të ulëta çdo dimër. Sidoqoftë dua të falënderoj Bashkitë e vendit dhe atë të Tiranës, e cila është për t’u marrë shembull për strehimin e endacakëve të rrugëve pasi humbjet  e jetëve mund të kishin qenë edhe më të mëdha”, tha ndër të tjera kryeministri Rama.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,333FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles