12.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

MPJ e Maqedonisë: Daçiq është frikacak

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë ka reaguar ndaj deklaratave të Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq i cili tha se Maqedonia merr pjesë në shumë organizata me emrin Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, e jo me emrin kushtetues.

Zyrtarë të kësaj ministrie kanë deklaruar se Daçiq frikësohet që mllefin e tij shovinist ta drejtojë te fuqitë e mëdha.

“Ta pyesim Daçiqin pse nuk sillet kështu me gjithë vendet që e kanë pranuar Kosovën, si SHBA-të, Gjermania, Britania e Madhe, miqtë tradicional Francën, Italinë dhe shtete tjera. Ta pyesim se pse nuk bëjnë gjeste të njëjta me qindra vende të botës që e kanë pranuar Kosovën dhe pse me kolegët e gjithë këtyre vendeve realizojnë takime? Pse realizon takime me BE-në, ku mbi 80% e vendeve e kanë pranuar Kosovën? Pse pikërisht para zgjedhjeve presidenciale në Serbi, i’u kujtua Daçiqit të merret me shtete të vogla në Evropë, si Maqedonia dhe Mali i Zi?” deklaruan zyrtarë të MPJ-së për agjencinë Meta.

Akuzat e ndërsjella erdhën pasi Ivica Daçiq veprimin për përdorimin e emrit IRJM, e krahasoi me rastin e Kosovës, duke i’a përmendur Maqedonisë njohjen e Kosovës si shtet dhe votimin pro në UNESCO.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img