3.9 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Buy now

spot_img

MPMS përkrah kërkesat e invalidëve të luftës

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, takoi Fadil Shurdha, kryetar dhe Enver Krasniqi, sekretar të Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, me të cilët biseduan për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe përkrahjes për këtë shoqatë, njofton kumtesa ministrore, transmeton PrishtinaPress.eu.
Ministri Abrashi theksoi se bazuar në përgjegjësitë që ka MPMS-ja, do të mundohet që çdo herë të jetë afër kësaj kategorie të ndjeshme në përkrahjen e kërkesave të tyre për rehabilitim sipas mundësive buxhetore.
Kryetari i shoqatës z. Fadil Shurdha duke falënderuar ministrin Abrashi për përkrahje, njëherësh kërkoi nga ministria që të përkrahë edhe këtë vit programet për rehabilitim të prezantuara nga shoqata, si dhe të shikojë mundësinë për financimin apo sigurimin e mjeteve financiare nga Qeveria e Republikës së Kosovës për realizimin e projektit për protezat e invalidëve të luftës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img