4.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Mundësitë e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Ende nuk dihet nëse Kosova ka aplikuar në Këshillin e Evropës. Qeveria e Kosovës nuk ka kthyer përgjigje derisa njohësit e këtyre çështjeve kanë thënë se këtë herë është momentumi më i mirë për Kosovën.

Synimi i Kosovës për këtë vit është anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.

Leonora Kryeziu nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), po e sheh një momentum më të mirë të Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë pas suspendimit të Rusisë.

“Kosova e ka një momentum shumë të favorshëm para vetes dhe duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi në mënyrë maksimale, pasi suspendimi i Rusisë e bënë shumë më të lehtë anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion”, deklaroi Kryeziu për RTV Dukagjinin.

Për të aplikuar, Kryeziu thotë se Kosovën duhet të ftojë një vend anëtarë i Këshillit të Evropës.

“Pasi një vend anëtarë i Këshillit të Evropës e fton Kosovën, kandidatura shkon në Asamblenë Parlamentare, Komiteti i Ministrave kërkon mendim nga Asambleja Parlamentare”, tregon tutje Kryeziu.

Se tani është momenti e thotë edhe njohësi tjetër i çështjeve evropiane, Shqiprim Pula, por sipas tij kjo gjë duhet të merret më me seriozitet nga ana e Kosovës.

“Në aspektin ligjor Kosova i ka përmbushur kriteret, pasi brenda Kushtetutës së Republikës së Kosovës janë të inkuadruar edhe konventat ndërkombëtare që janë në zbatim nga Këshilli i Evropës. Anëtarësimi i Kosovës në këtë institucion do të duhej të ndodhte, por kësaj do të duhej t’i printe një seriozitet i madh nga ana e Qeverisë për të bërë aplikimin dhe një lobim i madh”.

Deri më tani Gjermani ka shprehur hapur se mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Këshilli i Evropës është një organizatë për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img