7.8 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Mungesa e deputetëve, Tahiri akuzon pozitën: Jemi në një kaos parlamentar

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka akuzuar mazhorancën në Kuvend për dështimin e miratimit të projektligjeve.

Pas shtyrjes së seancës së sotme në Kuvend për shkak të mungesës së kuorumit në vendimmarrje, Tahiri tha se legjislativi tashmë është në një kaos parlamentar.

Ai tha se partia në pushtet është e papërgjegjshme duke lënë më shumë se 50 pika të papërfunduara.

“Absolutisht jemi në një kaos parlamentar, jemi në një situatë kaotike që ka krijuar kjo mazhorancë dhe kjo qeveri”, tha ai.

Seanca e cila filloi sot në orën 10:00 u shty për në orën 12:30, për shkak se Lëvizja Vetëvendosje nuk i kishte mbi 61 deputetë për të votuar pikat që janë në rend të ditës, pasi partitë opozitare janë deklaruar se nuk do t’ia bëjnë kuorumin mazhorancës./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img