9.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Mungesa e vitaminës D rrit rrezikun e kancerit të fshikëzës

Konsumimi i rregullt i vitaminës D ul rrezikun e kancerit të fshikëzës, sipas rezultateve të paraqitura këtë javë në konferencën, “Shoqëria për Endokrinologji” në Mbretërinë e Bashkuar.
Rezultatet tregojnë se nivelet e ulëta të vitaminës D shkaktojnë dëme për shëndetin, transmeton Indeksonline.
Mënyra më e mirë për të marrë vitaminën D është nëpërmjet ushqimeve si peshku yndyror dhe vaji i peshkut, produktet e qumështit, kërpudhat dhe mëlçia.
Vitamina D ndihmon trupin për të mbajtur nivele të shëndetshme të kalciumit. Nivelet e ulëta të saj vazhdimisht kanë qenë të lidhur me një sërë problemesh shëndetësore.
Tek fëmijët, mungesa e vitaminës D mund të çojë në deformime të kockave. Përqendrimi ka tendencë të ulet me moshë dhe me kohë, mungesa e vitaminës D mund të çojë në osteoporozë, sidomos tek gratë pas menopauzës.
Nivelet e ulëta kanë qenë gjithashtu të lidhura me dëmtim të njohës, sëmundje kardiovaskulare, kanceri, dhe kushtet autoimune.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img