15.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Murati thotë se çmimet po i kthehen normalitetit, akuzon LDK-në pse s’u bë Ligji për Çmimet Tavan

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se çmimet kanë filluar t’i kthehen normalitetit

“Shkalla e inflacionit për muajin prill sipas ASK-së ishte 6.3%, që paraqet një rënie të theksuar krahasuar me nivelin që kishim disa muaj më parë. Nafta tashmë është kthyer në nivelin 1.15-1.25 euro/litër, e njësoj kanë filluar të bien edhe çmimet e produkteve tjera. Një litër vaj ushqimor tani mund të blihet edhe me 1.20 euro, kurse gruri ka prekur nivelin e para disa viteve me 0.22 euro/kg”, ka thënë Murati në Facebook.

Ai tha se ka produkte që çmimet i kanë të lartë dhe për këtë fajësoi tregtarët për fitime të larta, derisa u ankua për LDK-së që Ligjin për Çmimet Tavan e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese. 

“Megjithatë, ka ende shumë produkte tjera të cilat vazhdojnë të kenë çmime përtej normales, kryesisht si rezultat i marzhave të larta të fitimit që po aplikojnë tregtarët. Kjo gjë do të rregullohej me Ligjin për Çmimet Tavan, por ja që LDK e ka dërguar në Kushtetuese për ta bllokuar. Me sa duket, për ta më e rëndësishme është rritja e fitimeve për tregtarët sesa mirëqenia e qytetarëve”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img