10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Mushkolaj: Brukseli i beson më shumë Thaçit se Mustafës

Tashmë është konfirmuar se përveç, kryeministrit Isa Mustafa që do të marrë pjesë në takimin që pritet të mbahet të martën në Bruksel, edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi për lajmi.net.

Ndërsa, pjesëmarrjen e presidentit të Kosovës në takimin e Brukselit, analisti i çështjeve politike, Imer Mushkolaj e sheh diçka pozitive.

“Duke e  pasur parasysh qasjen jo aktive të zotëri Mustafajt sa i përket çështjeve të dialogut, ka qenë e pritshme që zotëri Thaçi të rikthehet në dialog”, tha ai për lajmi.net.

Sipas Mushkolajt, “Sinjali i parë është dhënë edhe kur ai mori telefonata për rastin e trenit nga zotëri Biden dhe nga zonja Mogherin, pra kjo nuk është diçka e befasishme.”

Mirëpo, sipas analistit Mushkolaj, pjesëmarrja e Thaçit në dialog është për fajin e Mustafës, por gjithashtu ai thotë se Brukseli i beson më shumë Thaçit.

“Pjesëmarrja e tij në dialogë është për fajin e zotëri Mustafa, në një farë forme Brukseli e sheh zotëri Thaçin si një garanci më shumë se zotëri Mustafën në zbatimin e marrëveshjeve dhe kjo bindje është forcuar edhe më shumë në rastin e fundit të trenit”, u shpreh ai.

Ndër tjera, Mushkolaj tha në dialog duhet të marr pjesë edhe opozita dhe nga shoqëria civile

“Nuk po e shoh pjesëmarrjen e zotëri Thaçit si diçka negative, për shkak se do të duhej të krijohej një ekip edhe më i madh,  që të ketë përfshirje edhe nga opozita dhe nga shoqëria civile në dialog, pasi nuk po shkon si duhet zbatimi i marrëveshjeve”, deklaroi ai.

Më tutje Mushkolaj i tha lajmi.net, se është momenti i duhur që dialogu të marr kthesën e duhur dhe të ketë reformatizim të tërësishëm të dialogut.

“Ky është një moment i rëndësishëm pasi duhet të jetë një moment kthese edhe në ndërrimin e qasjes së Kosovës karshi Serbisë, mirëpo edhe në riformatizimin e të tërësishëm të dialogut”, theksoi ai.

Në fund Mushkolaj, tha se “në radhë të parë në çështjet ku është e mundur duhet të vendoset reciprocitet”, duhet këtë se Kosova duhet të insistojë në zbatimin e marrëveshjeve që janë arrit deri tash dhe thotë se, “Kosova të caktoj agjendën dhe temat e bisedimeve”, tha në fund Mushkolaj. /Lajmi.net/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img