0.2 C
Pristina
Friday, February 3, 2023

Buy now

spot_img

Musliu: Gjendja në Skenderaj është alarmante, dëmet janë të mëdha

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se gjendja në Komunën e Skenderajt për shkak të vërshimeve të shiut është e jashtëzakonshme dhe se dëmet janë të mëdha.

“Pas seancës plenare bashkë me kolegun Mergim Lushtaku dolem në teren për të parë nga afër gjendjen e shkaktuar nga vërshimet në Skenderaj. Gjëndja është e jashtëzakonshme, alarmante, dëmet janë të mëdha. Fatmirësisht nuk kemi humbje në njerez”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Ajo bëri të ditur se ekipet e shpëtimi, zjarrfikësit, punëtorit e KEDS-it, kryetari i kësaj komune, Fadil Nura e të shumë qytetarët janë duke u munduar që të mbajnë situatën nën kontrollë.

“Ekipet e shpëtimit, zjarrfikësit, punëtoret e KEDS-it, e tërë administrata komunale në krye me Kryetarin Fadil Nura, FSK-ja, qytetarë të shumtë aktivist, të gjithë bashkë, po bëjnë të pamundurën që ta mbajnë situatën nën kontrollë. Lutem qe kjo gjendje të kaloj sa më shpejtë! Bashkë do ta kalojmë çdo sfidë!”, ka shtuar ajo./Prishtinapress/

 

Artikuj të ngjashëm

50,000FansLike
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img