9.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa e bën zv.Ministër Stankovicin e shkarkuar për keqpërdorime nga Qeveria Thaçi I

Në shtator të vitit 2008, Boban Stankovic ishte shkarkuar nga pozita e Ministrit për Kthim e Komunitete nga Kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi. I njëjti person tash është emëruar Zëvendësministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale. Vendimin e ka marrë Isa Mustafa pasi zëvendësministren e deritashme të Punës, Mirjana Jetvic, e ka emëruar Shefe të Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

Boban Stankovic për më shumë se një vit kishte ushtruar pozitën e Ministrit për Kthim dhe Komunitete në kohën kur Kryeministër ishte Hashim Thaçi. Mirëpo, ai ishte shkarkuar në shtator të vitit 2008, pas një serie të shkrimeve, ku ishin dokumentuar dyshimet për keqpërdorime të Stankovicit.
Megjithëkëtë, tetë vite më vonë, i njëjti person është rikthyer në Qeverinë e Kosovës.
Tash, në pozitën e Zëvendësministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale.
“Vendimin për emërimin e z. Boban Stankovic e ka marrë Kryeministri Mustafa në konsultim me listës “Srpska””, ka thënë për Express një zyrtar në Kabinetin e Kryeministrit.
Sa ishte në Ministrinë e Kthimit, Stankovic ishte akuzuar nga kundërshtarët e tij, se kishte punësuar miq, familjarë.
Kur ishte shkarkuar, Qeveria e Kosovës, pati lëshuar një komunikatë, në të cilën thuhej se Stankovic po largohet nga pozita e Ministrit për arsye personale.
“Prishtinë, 23 shtator 2008 Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, ka aprovuar dorëheqjen e ofruar të ministrit në Ministrinë e Komuniteteve dhe Kthimit, z. Boban Stankoviç. Z.Stankoviq, dorëheqjen e tij, e ka arsyetuar me shkaqe personale dhe të natyrës objektive. Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, pas aprovimit të dorëheqjes, duke marrë në konsideratë propozimin e Partisë së Pavarur Liberale Serbe, ka emëruar z. Sasha Rashiç për ministër në Ministrinë e Komuniteteve dhe Kthimit”, thuhej në deklaratën e Qeverisë, e lëshuar në shtator 2008.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img