5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa e Bushati diskutojnë për raportet Kosovë-Shqipëri

Kryeministri i  Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, i cili po qëndron në Kosovë me rastin e pjesëmarrjes në Konferencën e Katërt të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit, u bisedua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve, për bashkëpunimin në politikën e jashtme si dhe për mbështetjen e mëtejme të Shqipërisë për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Kryeministri Mustafa foli për progresin e Kosovës në politikën e jashtme, duke veçuar të arriturat në fushën e integrimeve, hapjen e kapitullit të ri të bashkëpunimit me NATO-n, anëtarësimin në organizata të ndryshme politike, sportive, rajonale e ndërkombëtare.
“Tani, një fokus i veçantë do t’i kushtohet diplomacisë ekonomike dhe angazhimit për forcimin e shkëmbimeve ekonomike si dhe tërheqjen e investimeve të huaja të cilat do të mundësohen edhe nga Ligji për Investime Strategjike”, tha kryeministri Mustafa, thuhet në komunikatën e Qeverisë.
Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati, vlerësoi të arriturat e Kosovës në politikën e jashtme, duke shprehur përkrahjen e mëtejme të Shqipërisë në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Ministri Bushati foli edhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet diplomacive të dy vendeve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img