5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: FSK e gatshme çdo minutë për t’u bërë ushtri, por…

Kryeministri Isa Mustafa, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës, e ka përkrahjen e plotë të Qeverisë dhe transformimi i saj në Forcë të Armatosur, është në interes të gjithë qytetarëve të vendit.

Këtë deklaratë ai e ka dhënë gjatë një vizite në Kazermën “New Born” të Batalionit të Parë të Reagimit të Shpejtë të FSK-së në Gjilan,  ku bashkë me zëvendëskryeministrin Ramiz Kelmendi dhe kryetarin e Gjilanit, Lutfi Hazirin, u pritën nga Ministri i FSK-së Haki Demolli.
“FSK-ja është një forcë e cila çdo minutë, çdo sekondë është e gatshme të shndërrohet ose transformohet në Ushtri të Kosovës, përkatësisht në Forcë të Armatosur të Kosovës dhe mbetet vetëm vendimmarrja politike të cilën  duhet të  miratohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa, transmeton Klan Kosova.
Edhe Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli ka thënë se FSK është e gatshme të shndërrohet në ushtri dhe se vetëm po “presin vendimmarrjen politike në Kuvendin e Kosovës rreth transformimit të saj”.
Demolli tha se përgjigja pozitive nga NATO hap rrugën për intensifikimin e marrëveshjes së FSK-së dhe NATO-s.
“Shpresojmë që ky bashkëpunim do të jetë një  hap më tutje në përgatitjen e FSK-së për transformimin në FAK, kuptohet se edhe ne tashmë jemi të gatshëm vetëm presim vendimmarrjen politike në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img