9.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Ka provokime nga Serbia, por jemi të gatshëm ta mbrojmë sovranitetin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha të mërkurën se ka provokime nga Serbia, por sipas tij institucionet e vendit janë në krye të detyrës për ta mbrojtur sovranitetin e vendit

Mustafa në mbledhjen e rregullt të Qeverisë u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të kthehen në institucione dhe ta respektojnë ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës.

“Jemi të përkushtuar që t’i zbatojmë marrëveshjet, edhe atë të Asociacionit, por me serbët. I ftoj ministrat serb që të kthehen në Qeveri por ata ministra të respektojnë ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës”.

“Po ashtu i bëj thirrje edhe komunës veriore që të respektojë ligjin, komuna veriore duhet të veprojë në harmoni me ligjin, në të kundërtën institucionet e vendit do të kryejnë obligimet që kanë”.

Kreu i ekzekutivit të Kosovës tha se ka provokime nga Serbia, por sipas tij, institucionet e vendit janë  gatshme për të mbrojtur sovranitetin e vendit.

Ai foli edhe për dialogun me Serbinë, për të cilën tha se duhet të jetë konstruktiv dhe gjithëpërfshirës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img