9.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Kosova kushte shumë të favorshme për investimet italiane

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Italisë, ka zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve italiane që merren me zhvillim ekonomik, me përfaqësues të bizneseve dhe me ndërmarrës të ndryshëm.

Kryeministri Mustafa është takuar edhe me nënsekretarin për Tregtinë Ndërkombëtare dhe Tërheqjen e Investimeve në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Ivan Scalfarotto, me drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë për Promovimin e Jashtëm dhe Ndërkombëtar të Ndërmarrjeve Italiane, Piergiorgio Borgogelli.

Një takim të veçantë, kryeministri Mustafa i shoqëruar nga kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, e ka zhvilluar edhe me ministren regjionale të Trentos, Sara Ferrari, ku është biseduar për bashkëpunimin ndërmjet Trentos dhe Pejës.

Gjatë takimeve, kryeministri Isa Mustafa i ka njoftuar për të arriturat e mëdha në Kosovë, me theks të posaçëm në ambientin shumë të favorshëm për investime dhe për të bërë biznes.

Duke falënderuar Italinë për përkrahjen e madhe në shumë sfera, kryeministri ka folur edhe për mundësitë që ekzistojnë për bashkëpunim ekonomik dhe investime sidomos në energjetik, në energjinë e ripërtritshme, në miniera dhe minerale, përpunimin dhe finalizimin e tyre, në procesimin e produkteve me prejardhje bujqësore, në IT, në turizëm, sidomos turizmin dimëror.

Kryeministri Mustafa gjatë ditës ka marrë pjesë në punimet e Forumit Itali-Kosovë, ku ishin të pranishëm 93 përfaqësues të bizneseve italiane dhe kosovare si dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.

Gjatë Forumit, kryeministri Mustafa dhe përfaqësuesit tjerë të institucioneve të Kosovës kanë shpalosur në detaje mundësitë e mëdha që ofron Kosova për investitorët italianë.

Gjatë paneleve të ndryshme të Forumit, ministrat përkatës kanë prezantuar potencialin e Kosovës, kanë diskutuar për instrumentet në mbështetje të kompanive posaçërisht për prodhim dhe investime të reja, për lehtësirat doganore, për rolin e odave ekonomike, etj.

Po ashtu, gjatë Forumit, kompanitë e ndryshme kosovare dhe italiane kanë zhvilluar takime ndërmjet vete ku kanë shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve, ku bizneset kosovare me potenciale eksportues kanë qenë shumë mirë të përfaqësuara në këtë Forum.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img