28.3 C
Pristina
Sunday, September 26, 2021

Buy now

spot_img

Mustafa: Kosova meriton të jetë dhjetëra vende më mirë në raportin e TI-së

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa gjatë një shkrimi të postuar në Facebok, në lidhje me raportin e fundit të Transparency International, ka thënë se Kosova meriton të jetë e renditur edhe disa dhjetëra vende më mirë në këtë raport.

Postimi i plotë i Mustafës:

Raporti i fundit i Transparency International dhe vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, janë dëshmi të rëndësishme të progresit të Kosovës.

Përkushtimi i jashtëzakonshëm i Qeverisë së Kosovës po reflekton në raportet dhe vlerësimet ndërkombëtare.

Përmirësimi i renditjes së Kosovës në raportin e TI-së është rezultat i hapave konkret që kemi ndërmarrë duke filluar që nga suspendimi i çdo zyrtari ndaj të cilit është ngritur aktakuzë, te reformat strukturale siç është prokurimi elektronik, e deri te fakti se gjatë tërë këtij mandati nuk ka ndodhur asnjë aferë korruptive.

Jam i bindur se Kosova sot meriton të jetë e renditur edhe disa dhjetëra vende më mirë në këtë raport, por ne do të rrisim edhe më tutje angazhimin që ta bëjmë Kosovën shembull të luftës kundërkorrupsionit në rajon.

Rezultatet në këtë drejtim na u konfirmuan edhe nga partnerët e BE-së, të cilët tashmë konsiderojnë se Kosova e ka përmbushur edhe kriterin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për procesin e liberalizimit të vizave.

Edhe vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv e cila ka refuzuar si të pabazë kërkesën e Serbisë për anulimin e vendimit për pranimin e FFK-së në UEFA, ka rëndësi të madhe për ne.

Ky vendim konfirmon Kosovën në familjen evropiane dhe botërore të futbollit.

Duke pas parasysh dashurinë që qytetarët e Kosovës kanë për futbollin dhe nevojës për avancimin e infrastrukturës, para pak ditësh u miratua projekti për Ndërtimin e Stadiumit Nacional të Futbollit në periferi të Prishtinës.

Qeveria e Kosovës do të rris edhe më tutje përkrahjen për të gjitha sportet, të cilat gjatë vitit që lam pas na bën aq shumë krenar.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
2,956FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles