14.8 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: LDK-ja do t’i bëjë publike financat e saj, të tregojë edhe opozita nga kush u financuan për gazin lotsjellës!

Kryeministri i Kosovës dhe njëherit kryetar i LDK-së, Isa Mustafa ka bërë me dije se partia të cilën e drejton do ta bëjë publike pasqyren financiare për të gjithë qytetarët, raporton GazetaBlic.com

Mustafa, duke aluduar tek partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës, VV, AAK, NISMA, ka thënë se edhe ato duhet ta bëjnë publike burimin e financimit të gazi lotsjellës dhe shishet e mollotovit.

“Burimet e financimit të subjekteve politike dhe shpenzimet e tyre duhet të jenë transparente”, ka thënë Mustafa, në një postim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.

Më poshtë ua pasqyrojmë të plotë postimin e tij:

Një kërkesë shumë e qëlluar që pasqyrat financiare të subjekteve politike të bëhen transparente. Por edhe të auditohen. Si kryetar I LDK-së kam kërkuar nga zyrtarët përgjegjës të LDK-së të kërkojnë zyrtarisht nga KQZ-ja që pasqyrat financiare të LDK-së të dorëzuara në KQZ të jenë publike dhe të qasshme për çdo qytetar. Do të aktivizojmë edhe Web-faqen e LDK-së dhe do të prezantojmë çdo cent të shpenzuar për partinë.
Shpresoj se edhe subjektet të cilat po lavdërohen se i kanë bërë publike pasqyrat e tyre financiare do të pasqyrojnë se me cilat para dhe nga cilat burime është financuar gazi lotsjellës, shishet e mollotovit, sferat e qelqit, mekanizmat për rrotullimin e automjeteve, protestat e dhunshme… Burimet e financimit të subjekteve politike dhe shpenzimet e tyre duhet të jenë transparente.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img