10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Marre për Kollçakun, do duhej të kërkonte falje

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa i ka reaguar deputetes së VV-së, Fatmire MulHaxha Kollçaku, pasi kjo e fundit përmes një statusi tha se opozita po feston në Kuvend, pasi ende nuk ka pëlqim për liberalizim të vizave.

Mustafa në emisionin ‘Frontal’ më Arsim Lanin në T7 tha se Kollçaku duhet të kërkojë falje për fjalët e thëna, pasi sipas tij, askush nuk do t’i gëzohej asaj që ka ndodhur në Bruksel.

Sipas tij, është turp që një deputete të japë këso deklarata.

“Le të na tregon zonja Kollçaku ku e ka parë këtë gëzim sepse unë se paskam parë Po të kishte sado pak kritere e standarde, zonja në fjalë duhet të kërkonte falje, sepse nuk ka person që i gëzohet asaj që ka ndodhur në Bruksel. Është marre që një deputet të jap deklarata të tilla”, tha Mustafa.

Sipas Kollçakut, për opozitën është me rëndësi vetëm një gjë, të mos ndodhë liberalizimi në kohën e Qeverisjes Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img