7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Me kodin +383 Kosova do të kursejë miliona euro

Kryeshefi i PTK-së, Agron Mustafa, i është gëzuar tej mase lajmit për marrjen e kodit telefonik +383 për Kosovën.
Mustafa, siç shkruan në Facebook, ka thënë se ky është lajm fenomenal dhe shumë i mirëpritur për ne dhe vendin tonë, lajm që forcon shtetësinë dhe pavarësinë tonë në telekomunikacion.
Tutje, kryeshefi i PTK-së ka thënë se Kosova e ka rastin të mësojë nga shteti serb.

“Serbia ka tre operatorë të telefonisë mobile në vend, dy prej të cilave në pronësi të huaj (Telenor dhe VIP), por operatorin e vet, në pronësi publike që e ka, Telekom Serbia, e futi në tregun e Kosovës, e jo ndonjërin nga ata dy operatorët tjerë!!! Operatorit të vet i krijoi treg në Kosovë!
Ka dy vite që potencoj pa reshtur anomalinë dhe paradoksin që ekziston në vendin tonë, ku një pjesë e madhe e zyrtarëve dhe institucioneve publike nuk marrin produktet dhe shërbimet nga operatori i vetëm i telekomit në vend i cili 100% është në pronësi publike me të vetmin aksionar, Qeverinë e Kosovës, por paratë publike për të gjithë këta zyrtarë dhe institucione shkojnë tek konkurrenca e operatorit publik!!! Për këtë paradoks e kam ngritur zërin unë pareshtur! A nuk do të duhej të jetë ndryshe, që çdo zyrtar dhe institucion publik apo shtetëror të shfrytëzonte dhe paguante me paratë publike shërbimet e një institucioni tjetër publik, në këtë rast të Telekomit të Kosovës”, ka theksuar Mustafa.
Mustafa këto deklarata i ka dhënë nëpërmjet një interviste në televizionin publik, ndërsa ka treguar edhe për humbjet që i janë shkaktuar Kosovës nga shfrytëzimi i prefiksit të Principatës së Monakos.
“Që nga themelimi i VALA-s, në emër të shfrytëzimit të prefiksit të Principatës së Monakos +377, kemi paguar 53 milionë euro, vetëm si taksa të numeracionit. 141 milionë euro janë paguar po ashtu tek Monaco Telecom për këto 16 vite operimi të VALA-s, si rezultat i gjenerimit të përbashkët të trafikut ndërkombëtar”, ka potencuar kryeshefi i PTK-së, Agron Mustafa.
Andaj, sipas tij, sikur Kosova ta kishte kodin shtetëror +383 që nga dita e parë, Telekomi i Kosovës në total do të kursente rreth 200 milionë euro, para të cilat do të mbeteshin në tregun e vendit tonë

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img