16.5 C
Pristina
Friday, May 27, 2022

Buy now

spot_img

Mustafa: Norvegjia partner i rëndësishëm i Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti të mërkurën në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad.
Kryeministri Mustafa e njoftoi ambasadorin Sjaastad për të arriturat në Kosovë si dhe prioritetet e Qeverisë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e avancim të proceseve tjera.
“Duke i uruar ambasadorit mirëseardhje dhe sukses gjatë misionit në Kosovë, kryeministri Mustafa shprehu mirënjohje për përkrahjen e Norvegjisë për popullin dhe shtetin e Kosovës, në shumë drejtime”, thuhet në njoftimin e zyres së Kryeministrit.
Kryeministri Mustafa, gjithashtu, theksoi përkushtimin për zgjerimin e bashkëpunimit me Norvegjinë, si një partner i rëndësishëm i Kosovës.
“Ambasadori Per Strand Sjaastad, shprehu përkrahjen e mëtejme të Norvegjisë për Kosovën, duke theksuar edhe angazhimin e tij për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,333FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles