4.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Nuk ka ashpërsim të gjuhës ndërpartiake, por kërkesa për argumente

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa lidhur me polemikat e fundit të zhvilluara rreth demarkacionit me Malin e Zi, ka deklaruar se nuk ka ashpërsim të gjuhës, por kërkesa për argumentim.
Lidhur me demarkacionin, Mustafa ka thënë se të gjitha çështjet do të zgjidhen në dobi dhe interes të qytetarëve të Kosovës, pasi sipas tij, shënimi i kufirit është në interes të qytetarëve për realizimin e lëvizjes së lirë.
Lidhur me tryezën e 3 gushtit, Mustafa tha se ajo do të sjellë vetëm argumente.

Këto deklarata Mustafa i bëri sot, gjatë vizitës në fshatin Plemetin, ku kanë filluar punimet për urat të cilat do të lidhin këtë fshat me fshatin Hamidi.
Në këtë vizitë, Mustafa ishte i shoqëruar me ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharkun dhe kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashin.
Ky i fundit, e vlerësoi lartë projektin për ndërtimin  e urës, e cila, sipas tij, do të mundësojë lëvizje më të lehtë të qytetarëve të asaj ane.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img