10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Po e mbyllim ditën e sotme me dy lajme shumë të mira për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është shprehur se sot po përmbyllet dita me dy lajmë shumë të mira për vendin tonë, njohën e Singaporit ndaj Kosovës dhe ratifikimi në Kuvend i Marrëveshjes financiare IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe BE’së
Mustafa ka thënë se Kosova zyrtarisht është njohur nga Republika e Singaporit, duke e çuar kështu numrin e njohjeve në 113 vende që njohin pavarësinë e Kosovës.
Lajmi i dytë i mirë për vendin, Mustafa thotë se është ratifikimi në Kuvend i marrëveshjes financiare IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Europian.
Ky është statusi i tij i plotë:
Po e mbyllim ditën e sotme me dy lajme shumë të mira për vendin tonë.
Republika e Kosovës është njohur zyrtarisht nga Republika e Singaporit dhe dy shtetet tona do të vendosin marrëdhënie diplomatike. Kjo njohje e çon në 113 numrin e vendeve që e njohin pavarësinë e Kosovës duke pasur rol të rëndësishëm në fuqizimin e shtetësisë dhe të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë.
Lajm shumë i mirë është edhe ratifikimi në Kuvendin e Kosovës i Marrëveshjes financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, e cila i mundëson Kosovës përfitimin e 78 milionë eurove, të cilat do të përdoren për hapjen e vendeve të reja të punës, zhvillimin ekonomik, luftën kundër korrupsionit dhe fuqizimin e mëtejmë të qeverisjes së mirë.
Kosova po ecën fuqishëm në rrugën e forcimit dhe zhvillimit të saj të gjithanshëm. T’i gëzohemi të gjithë sukseseve tona të përbashkëta e të njëpasnjëshme që po i arrijmë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img