15.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Sa isha kryeministër unë, Vuçiqi u pajtua që Asociacioni të mos ketë kompetenca ekzekutive

Ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa duke folur rreth marrëveshjes së mbrëmshme në Ohër, ka komentuar pikën e “vetëmenaxhimit”. Ai tha se Kurti e dinte se Asociacioni nuk do të bëhej me kompetenca ekzekutive sa ishte Mustafa kryeministër, duke u thirrur në letrën e ish-kryediplomates Mogerini, e cila e garantonte një gjë të tillë.

Sipas Mustafës, Kurti e dinte këtë gjë, por përsëri e sulmonte kuvendin, madje edhe shtëpinë e ish kryeministrit.

“Z. Kurti i ka ditë këta gjëra edhe në kohën kur njerëzit e tij ma sulmonin shtëpinë me bomba molotovi, kur e sulmonte ndërtesën e qeverisë dhe të Kuvendit. Unë atëherë kisha marrë garancione kredibile që Asociacioni të jetë në harmoni me Kushtetutën. Ishte çelësi që dekreti që përfshinte edhe statutit ti dorëzohet Gjykatës Kushtetuese në shqyrtim dhe kur ajo e vlerëson se është në rregull, atëherë themelohet asociacioni”, tha Mustafa.

“Sikurse edhe letra e znj. Mogerini se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nuk do të jetë pushtet i tretë. Për këtë ishte pajtuar edhe z. Vuçiq. Sepse donim të arrinim diçka që funksionon, që është me ligj dhe Kushtetutë dhe që nuk i mashtrojmë as shqiptarët e as serbet. Që na mundëson të ecim drejt marrëveshjes finale dhe njohjes. Tani nuk e di se a do të funksionoj kjo në këto rrethana”, u shpreh Mustafa.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img