8.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Temat e rënda politike, nuk ndikuan tek bizneset

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka lavdëruar bizneset të cilat për kundër temave politike po ndikojnë në ekonominë e vendit, këto komente ai i ka bërë në ceremoninë përzgjedhjes së tatimpaguesit më të mirë për vitin 2015.
“Përkundër këtyre temave të rënda politike, bizneset po e bëjnë punën e tyre, po arrijnë sukseset , përkatësisht përmbushja e obligimeve ndaj institucioneve po bëhet nga ana e bizneseve…Temat ekonomike , gjithnjë po gjejnë vend në vendin tonë dhe se gjithë kjo që po duket jashtë më shumë në fushën e ekonomisë dhe në degë të ndryshme të ekonomisë është rezultat i bizneseve të suksesshme të fuqishëm të cilat kamë shpresë që do të jenë konkurrente tani edhe në tregun e Bashkimit Evropian dhe në tregun financiar“, tha Mustafa.
Ministri i Financave , Avdullah Hoti, ka premtuar se shumë shpejtë MF-ja do të konkretizoj Udhëzimin Administrativ me qëllim që të përmbushet pakoja fiskale, e cila mundëson lehtësira për bizneset dhe nxitjen e investimeve të huaja.
“Ne kemi përfunduar një pjesë të reformave fiskale. Nuk është përmbyll krejt reforma. Sivjet kemi disa aktivitete të tjera . Pushimet tatimore për të cilën Oda Ekonomike Amerikane, është shumë insistuese që ta qojmë përpara. Besoj që tani do të gjejmë hapësirë që gjatë shtatorit të ulemi bashkë me juve për të konkretizua Udhëzimin Administrativë që krijon mundësi dhe lehtësira për investime të huaja”, tha Hoti.

Sakip Imeri, drejtor i përgjithshëm i ATK-së, tha se ndihet mirë që merr pjesë në ceremoni të tilla pasi ai tha se tanimë shërbimet që ky institucion është duke i ofruar shihen që kanë arritur rezultate të prekshme.
“Duke ofruar shërbime dhe duke shkëputur kontaktin fizik në masën më të madhe të mundshme me tatimpaguesit në mënyrë që në anën që kërkohet preje tatimpaguesve të përmbushin ligjin të kenë lehtësi sa më shumë dhe kanale të komunikimet përmes internetit”, tha Imeri.
Aktiviteti i shpërblimit të tatimpaguesve më të mirë është iniciuar për herë të parë nga Oda Ekonomike Amerikane në vitin 2015, ndërsa ky vit shënon përvjetorin e njëmbëdhjetë të kësaj ngjarje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img