6.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Buy now

spot_img

Mustafi: Shpresoj të vazhdoj rrugëtimin pa humbje te Arsenali

Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi, shpreson të vazhdojë rrugëtimin pa humbje te Topçinjtë për aq shumë sa është e mundur.

Që kur shqiptari u transferua te klubi anglez gjatë verë në 22 paraqitje nuk ka asnjë humbje, 16 fitore dhe gjashtë barazime.

 Mustafi duke e festuar golin e tij me Alex Iwobi ndaj Burnley

“Shpresoj të vazhdoj me statistika të mira deri në fund të sezonit. Do të jetë e vështirë për mua personalisht, por nga ndeshja në ndeshje do të jap maksimumin dhe do të përmirësohem, atëherë rezultatet do të vijnë”.

“Ndonjëherë kur humbas nuk shkoj në shtëpi, por qëndroj në hotel, sepse nuk dua t’i dëgjoj gjitha ato gjëra që thuhen pas humbjes”.

Mustafi gjatë një dueli me yllin e Southamptonit, Nathan Redmond

“Kur jam në fushë nuk mendoj për humbje, jam aty sepse dua të fitoj. Jam futbollist sepse dua të fitoj ndeshje”.

“Nuk po e shikojmë formë e skuadrave tjera dhe atë çfarë ato po bëjnë. Ne duhet të fokusohemi në atë se çfarë po bëjmë si skuadër. Kemi ndeshje të mëdha para dhe duhet të fokusohemi ndeshje pas ndeshje”.

“E dimë që Liga Premier nuk është e lehtë, të gjitha skuadrat dinë si të mbrohen dhe mund të ndëshkojnë në kundër sulme, por ne duhet të shikojmë vetën dhe të marrim sa më shumë pikë”, ka thënë Shkodran Mustafi për Sky Sport. /Telegrafi/PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img