6.8 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Mustafi: S’mund të arrihet normalizim mes Kosovës dhe Serbisë, duke mos e trajtuar Luginën

Përfaqësuesit shqiptar të Luginës së Preshevës kanë nënshkruar një deklaratë e cila përfshinë disa kërkesa drejt ndërkombëtarëve.

E në lidhje me këtë, përmes një lidhje direkte në “Edicionin Special” në Klan Kosova, ka folur kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës, Ragmi Mustafi.

Ai tregoi se ndër të tjera, përmes kësaj deklarate kërkohet përfshirja zyrtare e Luginës së Preshevës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

“Kjo nuk është një kërkesë e re, megjithatë është e nënshkruar nga të gjithë përfaqësuesit institucional dhe politik që kërkojnë përfshirjen zyrtare dhe substanciale të Luginës së Preshevës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi”.

“Ndër të tjera kërkohet realizimi i të drejtave kolektive të shqiptarëve, sipas standardeve më të larta të Bashkimit Evropian, kërkohet që çështja e Lugines së Preshevës të merr adresimin në dialogun Kosovë-Serbi”, tha ai.

Tutje, Mustafi u shpreh se nuk mund të arrihet një normalizim mes Kosovës dhe Serbisë, duke mos e trajtuar Luginën e Preshevës.

“Nuk mund të arrihet një normalizim mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, duke mos e trajtuar Luginën e Preshevës, sepse normalizimi i këtyre marrëdhënieve për të arritur një paqe të qëndrueshme kalon përmes Luginës së Preshevës”.

“Andaj pavarësisht se çka ndodh dhe si ndodh, ajo që është me rëndësi, që parimet, standardet, rregullimet juridike që mund të jenë për komunitetin serb të jenë të vlefshme, të aplikueshme e të impelementueshme edhe për komunitetin shqiptar në Luginë të Preshevës”, u shpreh tutje ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img