6.1 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Nadal tregohet i sinqertë

Drama finale e Australian Open ndërmjet Rafael Nadal dhe Roger Federer përfundoi me triumfin e tenistit zviceran.

Spanjolli ishte kthyer nga lëndimet që ia vështirësuan rrjedhën e vitit 2016 dhe arriti në finale të garës së rëndësishme të tenisit.

Sidoqoftë, atje pësoi me rezultat 3-2 në sete nga Federer, i cili po ashtu ka pasur probleme me lëndime.

Në këtë mënyrë, ai nuk arriti që ta zgjasë rekordin e tij fitues kundrejt zviceranit. Tash, Federer ka 12 fitore nga 35 përballje me Nadal, si edhe i ka fituar tre nga nëntë finalet e mëdha sa janë ndeshur.

“Kam punuar shumë për të arritur këtu ku jam. Unë angazhohem shumë, ndoshta Roger e meritoi paksa më shumë se unë”.

“Thjesht do të t’i vazhdoj përpjekjet. Mendoj se jam kthyer në nivel shumë të lartë”, ka deklaruar Nadal pas humbjes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img