5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

NATO e kontrabandoi nëpër rrugë malore të emigrantëve Mustafën në veri, thotë Gjuriq

I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Kosovës ka dalë në konferencë për medie pas ngjarjeve të sotme në veri të Kosovës.
Atje serbët lokalë i kanë kthyer barrikadat, duke bllokuar rrugën, në të cilën do të kalonte Isa Mustafa për të shkuar në inaugurimin e urës që lidh Leposaviqin dhe Zveçanin.
Gjuriq ka thënë se kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa e ka kontrabanduar nëpër mal NATO për të shkuar në atë inaugurim.
“Nëpër rrugë emigrantësh është kontrabanduar përmes malit në veri të Kosovës, në territorin mes Komunës së Zveçanit dhe Leposaviqit, ka kaluar nëpër mal dhe pranë një fshati të shqiptarëve, duke provokuar destabilizim, pasiguri dhe ndonjë reagim të dhunshëm të popullit tonë në atë pjesë të Kosovës”, ka thënë Gjuriqi për medie, transmeton koha.net.
Ai më tej tha se pas kësaj, përfaqësuesit politikë serbë do të ndëprejnë çdo komunikim dhe bashkëpunim me KFOR-in.
Me ironi ai në fund tha se Mustafa kaloi rrugës malore, “sikur unë ndonjëherë që duhet të udhëtoj”.
Ndërsa Mustafa ka thënë se nuk i ka bllokuar askush dhe se kanë shkuar atje në kohë.
“Ne kemi shkuar rrugës dhe neve nuk na ka bllokuar rrugën askush, ne kemi arrit me kohë. Mendojë që është një vepër shumë e rëndësishme e NATO-s sepse kanë investuar 400 mijë euro për ndërtimin e një ure e cila lidh Zveçanin dhe Leposaviqin, ne ishin në inaugurim të urës, ne përfunduam atë dhe është një argument që askush nuk mund të na ndal që të qarkullojmë në vendin tonë, t’i vizitojmë pjesët e Republikës së Kosovës dhe të zhvillojmë programin tonë qeverisës”, tha Mustafa.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img