12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

NATO po shqyrton vendosjen e deri në 300,000 trupave në kufirin me Rusinë?

 

NATO po diskuton nevojën për të forcuar kufijtë lindorë me Rusinë duke përqendruar pajisje dhe një kontingjent ushtarak prej deri në 300,000 ushtarë, gjë që duhet të pengojë Rusinë të zgjerojë luftën përtej Ukrainës.

Kështu shkruan Yahoo News, duke u bazuar në nëj shkrim të “Politico”, sipas të cilit NATO synon të ndalojë Rusinë nëse vendos ta zgjerojë luftën përtej Ukrainës, përcjell Telegrafi.

Për shkak të kësaj, Aleanca po flet për forcimin e kufijve të saj lindorë dhe nevojën për të dërguar deri në 300,000 trupa në kufi, thuhet në shkrimin të cilit jehonë i ka bërë edhe www.pravda.com.ua.

Veprime të tilla do të kërkojnë koordinim dhe përpjekje të mëdha nga 30 anëtarët e NATO-s për të siguruar ushtarë, objekte trajnimi, sasi të mëdha armësh, pajisje dhe municione.

Megjithatë, gazeta thekson se koordinimi mund të jetë sfidues, pasi shumë aleatë tashmë janë të shqetësuar për rezervat e tyre të pamjaftueshme të municioneve, të cilat kërkojnë kohë dhe para për t’u rimbushur.

Në këtë drejtim Politico shkruan se krerët ushtarakë të NATO-s do të paraqesin plane të përditësuara të mbrojtjes rajonale.

Zyrtarët e Aleancës po parashtrojnë idenë se kufijtë e saj me Rusinë duhet të ruhen nga deri në 300,000 trupa, raporton gazeta.

Vihet re se grupi i parë i trupave të NATO-s mund të përbëhet nga rreth 100,000 ushtarë, gati për t’u vendosur brenda 10 ditëve. Ai mund të përfshijë trupa nga Polonia, Norvegjia, Estonia, Letonia dhe Lituania.

Skuadra e dytë e trupave, shkruan Politico, do të mbështesë këta ushtarë, të gatshëm për t’u dislokuar brenda 10-30 ditëve nga vende si Gjermania.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img