28.3 C
Pristina
Friday, May 27, 2022

Buy now

spot_img

NATO: Policia e Kosovës mund të shkojë në të gjithë territorin e saj pa lejen e KFOR-it

Bruksel – Burimet në selinë e NATO-s në Bruksel kanë thënë se “Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013, në të cilin thirret Serbia, nuk përfshin forcat policore të Kosovës”.

Ata deklaruan se “autoritetet e Kosovës nuk kanë nevojë që të kërkojnë miratimin e KFOR-t për dërgimin e forcve të saj policore në tërë Kosovën”.

Këtë ja thanë agjencisë Beta zyrtarët e NATO-s në Bruksel, në pyetjen se “a është dashur autoritetet në Prishtinë që të kërkojnë pëlqimin paraprak të KFOR-it për të dërguar forcat speciale ROSU të policisë së Kosovës, me qëllim që të ndalin trenin që udhëtonte nga Serbia qendrore në Mitrovicë”, raporton B92.

Kjo ishte përgjigja edhe në pyetjen nëse NATO-s në ndonjë dokumen me shkrim, si pjesë e Marrëveshjes së Beogradit e dhe Prishtinës në Brukseli, ja ka bërë të qartë autoriteteve të Kosovës se duhet të kërkojnë pëlqimin e KFOR-it për dërgimin e policisë, dhe jo vetëm për vendosjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri, ku jeton popullata serbe.

Komanda e KFOR-it në Prishtinë më parë kishte thënë se nuk ishte i informuar për vendosjen ROSU në veri të Kosovës më 14 janar dhe u shpreh se “në përputhje me marrëveshjet aktuale dhe mandatin e KFOR-it (i cili rrjedh nga Rezoluta e OKB-së 1244 e vitit 1999), institucionet e Kosovës nuk janë të detyruara që të informojë KFOR-in për të vendosur forcat special policore në veri të Kosovës”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,333FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles